Vjen me pranverën - Mirësia Islame

Vjen me pranverën

Kur e përshkruan pranverën, Hz. Mevlana thotë: “Pranvera, lajmëtari i të dashuruarit, erdhi krejt lumturi. Trëndafili, për mbërritjen tënde erdhi në trëndafilishte. Ngaqë pa fytyrën tënde, edhe gjembi duket i bukur. E vdekura po çel filiza. Misteri që fshehu toka,…


Publikuar:

Kur e përshkruan pranverën, Hz. Mevlana thotë:

“Pranvera, lajmëtari i të dashuruarit, erdhi krejt lumturi. Trëndafili, për mbërritjen tënde erdhi në trëndafilishte. Ngaqë pa fytyrën tënde, edhe gjembi duket i bukur. E vdekura po çel filiza. Misteri që fshehu toka, tashmë u bë i dukshëm.”

Pranvera është një nga temat e pandashme të poezisë. Pranvera është burimi i lumturisë së poetit. Kur portretizohet pranvera, zakonisht theksohen fjalët trëndafil, bilbil, tulipan, zymbyl, blerim. Kur thuhet pranverë, njeriu lehtësohet. Pranvera simbolizon jetën dhe gjallërinë. 

Me të vërtetë, pranvera me ardhjen e saj e tregon ndikimin te të gjitha gjallesat. Me ardhjen e pranverës bota zgjohet nga gjumi i thellë letargjik. Pranvera na tregon cicërimat e zogjve në degën e pishës, buzëqeshjen e pemëve me veshjen e tyre ngjyra-ngjyra, ngazëllimin, gëzimin dhe shkurtimisht jetën. 

Përveç kësaj pranvere të dukshme, ka edhe një pranverë tjetër. Ajo është shumë më e bukur se kjo pranverë që shohim. Trëndafilat që çelin në atë pranverë e kanë marrë nga Ai aromën. Ashtu siç e ringjall sipërfaqen e tokës shiu i pranverës,  edhe lindja e Pejgamberit, salallahu alejhi ve selem, është një mëshirë që e ringjalli të gjithë njerëzimin.

Ishte data 20 e muajit Prill… Ajo perlë ra në Mekë si një margaritar me shirat e bereqetshëm të Prillit në faqet më të çmuara të historisë. Lindja e Tij solli një pranverë krejt tjetër në katër anët e botës. Trëndafili nga Ai e mori aromën. Toka çdo vit feston lindjen e Tij dhe blerohet gjithandej. E gjithë bimësia shpërthen lule shumëngjyrëshe… Sepse Ai është thelbi i gjithësisë, fara dhe dashuria e saj. Muhamedi (s.a.s.), është dritë. Po të mos ishte Ai, salallahu alejhi ve selem, asgjë në këtë botë nuk do të kishte vlerë. Të gjitha krijesat, kur kujtojnë Atë, marrin vlerë. Edhe fara, ngaqë e di këtë, pret shirat e Prillit dhe bleron.

Zogjtë i bëjnë foletë e tyre me dashurinë që marrin nga Ai (s.a.s.)… Frutat marrin shije nga dashuria e Tij. Në çdo buzëqeshje është gjurma e Tij. Emri i Tij ndryshe përmendet në qiell, ndryshe në tokë…

Hazreti Mevlana thotë në Mesnevinë e tij:

“Miq, mos e mbuloni trupin nga freskia e pranverës, sepse era e pranverës, ashtu siç ndikon te pemët, ndikon edhe në jetën tuaj.

Por kini kujdes nga era e vjeshtës, sepse ajo vepron me ju ashtu siç vepron me vreshtat dhe degët.

O Pejgamber!.. Sa e bukur ardhja Jote me pranverën. Si i blerove zemrat… Edhe Ti vjen me flladin e pranverës dhe i ringjall zemrat…”

Kadrije Bajraktar

Copyright © 2025 - Shoqata V.H.K Istanbul | Ndalohet përdorimi dhe riprodhimi i përmbajtjes së kësaj faqeje pa leje dhe autorizim