Televizorët dhe të vetmuarit
Nëse shohim format dhe vendin që kanë uzurpuar sot në jetën tonë televizorët, të cilët ditët e para kur hynë në shtëpitë tona transmetonin vetëm në një orë të caktuar të ditës, një kanal të vetëm dhe bardhë e zi,…
Publikuar:

Nëse shohim format dhe vendin që kanë uzurpuar sot në jetën tonë televizorët, të cilët ditët e para kur hynë në shtëpitë tona transmetonin vetëm në një orë të caktuar të ditës, një kanal të vetëm dhe bardhë e zi, mund të themi se janë zhvilluar shumë…. Më parë, ngaqë në një lagje vetëm disa shtëpi kishin televizorë, shumë familje mblidheshin bashkë dhe njerëzit socializoheshin. Ndërsa tani numri i televizorëve nëpër shtëpi është rritur dhe në të njëjtën mënyrë edhe vetmia e njerëzve.
Tashmë ndjekja e televizorit për familjet është bërë mënyra më e lirë dhe e lehtë për t’u argëtuar. Një produksion bën transmetime 24 orë në kanale të ndryshme, me lloj-lloj programesh që ndryshojnë sipas dëshirës së njerëzve dhe që ia vlen për secilin të ndiqen në çdo moment.
Programet televizive që përgatiteshin njëzet vite më parë ishin programe familjare që ndiqeshin edhe nga të rriturit, edhe nga të vegjlit. Të njëjtin program mund ta ndiqnin të gjithë, nga më i moshuari, deri te më i riu. Madje të dielën ekzistonte një program shumë i bukur dhe familjar. Ditën e diel uleshim, ndiqnim këtë program dhe bisedonim rreth tij. Kjo gjendje na bën të themi “Eh, ikën ato ditë!”
Pronarët e kanaleve të cilët kërkojnë të sfidojnë ambientin konkurrues i cili është nxehur nga shtimi i numrit të kanaleve transmetuese, kanë filluar të formojnë masa ta veçanta objektive për veten e tyre. Për shembull programe që u interesojnë grave shtëpiake, fëmijëve të vegjël, dashamirësve të sportit, shikuesve të lajmeve, atyre që u pëlqen historia dhe udhëtimi… Në secilin grup që mund të bëni pjesë, ka programe televizive që janë përgatitur posaçërisht për grupin tuaj… Këtej në çdo çast që dëshironi, mund të gjeni prodhimin tuaj të preferuar…
Ky ndryshim dhe kjo larmi e programeve televizive, edhe pse synon të paraqesë argëtim për njerëzit, ka filluar të ngjallë impulsivitetin e pjesëtarëve të familjes për përdorimin e telekomandës së televizorit. Madje edhe më i vogli i shtëpisë i kërkon babait të hapë kanalin e filmave vizatimor ndërkohë që ai ndjek lajmet. Adoleshenti që ndjek lajmet sportive, është kureshtar për rezultatin e ndeshjes. Nëna që shkon e vjen në kuzhinë e ka mendjen te seriali (telenovela). Dikush tjetër thotë se tashmë kanë mbaruar reklamat te kanali i konkursit. Për fat të keq, tashmë pjesëtarët e familjes nuk janë të gjithë të lumtur në të njëjtën kohë ndërkohë që ndjekin televizor.
Kjo gjendje patjetër që është në favor të prodhuesve të televizorëve dhe shitësve të tyre. Ata të cilët janë mërzitur nga lufta për të ndjekur programet e preferuara, zgjedhin rrugën e blerjes së televizorit të dytë, madje edhe atij të tretit për shtëpinë e tyre. Tashmë edhe televizorët i kanë holluar dhe bërë më elegantë dhe ngaqë montohen në mur, nuk zënë edhe shumë vend. Ofertat e shitjes u paraqesin konsumatorëve mundësi tërheqëse.
Ndërkohë qe debatohet nëse televizori duhet apo nuk duhet të ekzistojë në shtëpi, tashmë familjet në shtëpitë e të cilëve ka televizor, kanë filluar ta shtojnë masën e kësaj makinerie duke e vendosur atë në dhomat e fëmijëve, madje edhe në kuzhinë. Pjesëtarët e familjes kanë filluar të qëndrojnë në dhoma të ndryshme, fëmijët nuk mësojnë më në dhomat e tyre, është ndërprerë edhe biseda në tavolinë, tashmë nuk i ka ngelur kuptim as ngrënies së ushqimit në të njëjtën tavolinë.
Bashkë me shtimin e numrit të televizorëve në shtëpi, shtohet edhe numri i telekomandave. Kjo gjendje në fillim i gëzon të gjithë, sepse secili ndjen se është i lirë të zgjedhë programin që dëshiron. Kështu zhduket detyrimi i sakrificës për pjesëtarët e tjerë të familjes. Zëri i sonancës shumëngjyrëshe ndërpritet dhe në të njëjtën shtëpi formohen botë të ndryshme. Dashamirësi i sportit ndjek vetëm kanalet sportive, dashamirësi i muzikës ndjek vetëm kanalet muzikore, kureshtari i lajmeve ndjek vetëm kanalet e lajmeve dhe në këtë mënyrë fushat e interesit dhe përzgjedhjet ndryshohen në mënyrën më radikale.
Ngaqë telekomandat bëhen pronë personale, rritet edhe më shumë koha e humbur përpara televizorit. Si përfundim brenda familjes formohen individë me forcë të njëanshme dhe shumë të ndryshëm nga njëri-tjetri. Pjesëtarët e familjes largohen nga njëri-tjetri; po ashtu ata largohen nga njëri-tjetri edhe në shumë çështje të tjera si pikëpamjet e jetës, koncepti i vlerës, fushat e interesit, uniteti emocional dhe përzgjedhjet.
Në fakt debati i familjes për të rënë ose për të mos rënë në kompromisin e ndjekjes së bashku të një programi është një rrugë më cilësore komunikimi se sa tërheqja e secilit prej tyre në dhoma të ndryshme. Të jesh i vetëdijshëm për çështjet që interesohen pjesëtarët e tjerë të familjes edhe pse nuk të pëlqejnë, kjo gjë i shton fushat e përbashkëta të interesit dhe ndarjen reciproke.
Gjendja e shtëpive të atyre që kanë secili nga një televizor dhe kompjuter, nuk quhet “liri”. Përdorimi në mënyrë të pakufizuar i burimit për të përballuar kërkesat dhe nënvlerësimi i interesave e nevojave të të tjerëve nuk është liri, por egoizëm, sepse burimet jetësore ne sipërfaqen e tokës janë të kufizuara. Askush nuk mund të posedojë çdo gjë. E vetmja rrugë për të qenë i lumtur me mundësi të kufizuara është arritja e pjekurisë për të bërë sakrifica reciproke. Duke e përdorur në këtë mënyrë televizorin, do të zhduket rreziku i varësisë dhe do të zvogëlohet koha që kalohet përballë tij.
Shpeshherë ndjekja e programeve televizive është humbje kohe për njerëzit. Çështja e parë që e ul sa më shumë dëmin, është shkurtimi i kësaj kohe sa më shumë të jetë e mundur, ulja bashkë me pjesëtarët e familjes për të ndjekur të njëjtin program dhe komunikimi i ndërsjellë. Në të vërtetë shkaqet e detyrueshme si ndryshimi i kushteve të jetesës, shkolla, puna dhe trafiku e kanë kufizuar jashtëzakonisht shumë kohën që pjesëtarët e familjes kalojnë së bashku. Humbja e kohës së mbetur përballë një makinerie pa ndjenja, nuk është gjë tjetër veç se “Shpërdorim kohe”.
Nëse akoma nuk e keni hequr televizorin nga shtëpia dhe keni akoma një të tillë në shtëpi, edhe ju jeni nga ata që përjetojnë debate në përzgjedhjen e kanaleve që do të ndiqen. Televizori i ri që do të sillni në shtëpi, vetëm do të zvogëlojë debatin për telekomandën, por bashkë me të do të sjellë shqetësime edhe më serioze dhe do të shfaqë vetmi mes kallaballëkut. Nëse në familjen tuaj ka më shumë se një televizor dhe nuk ka mirëkuptim mes pjesëtarëve të familjes, ndryshimin së pari duhet ta filloni duke shpëtuar nga gjërat e tepërta.
Psik. Tuba Sëkmen

