Shkenca në Islam - Mirësia Islame

Shkenca në Islam

Ndryshe nga fetë e tjera, feja Islame dallohet për rëndësinë që i kushton diturisë. Në historinë Islame nuk gjenden shkencëtarë që të jenë dënuar, torturuar apo vrarë për arsye të tezave të tyre shkencore. Pëkundrazi, shtetet Islame ndër shekuj kanë…


Publikuar:

Ndryshe nga fetë e tjera, feja Islame dallohet për rëndësinë që i kushton diturisë. Në historinë Islame nuk gjenden shkencëtarë që të jenë dënuar, torturuar apo vrarë për arsye të tezave të tyre shkencore. Pëkundrazi, shtetet Islame ndër shekuj kanë kontribouar për dije, kanë ndarë buxhet për shkencën dhe kanë ndërtuar institucione të rëndësishme kërkimore.

Besimi Islam nuk është se thjeshtë stimulon diturinë, por diturinë e ka bërë obligim për secilin njeri, pa dallim gjinie a moshe. Feja Islame nuk bën dallim nga aspekti burimor i diturisë ose me fjalë të tjera ajo nxit të arrihet dituria edhe nëse gjendet tek jomyslimanët. Feja Islame vë në dukje rëndësinë që i kushton diturisë edhe në rastin kur e konsideron adhurim, çdo përpjekje që bën një shkencëtar apo studiues në rrugën e diturisë apo të shkencës.

Myslimanët që nga shekulli VII filluan të zgjerojnë kufijtë dhe të hasen me kultura të ndryshme. Me fuqinë e bindjes dhe me shpirtin dinamik që kishte ushqyer Islami tek myslimanët, si dhe me horizontin e gjerë që kishin formuar, ata nuk qëndruan vetëm brenda kufijve të botës islame në fushën e diturisë, shkencës dhe mendimit, por kryesisht në shekujt XI dhe XII ndikuan në mënyrë të theksuar në Mesjetën Evropiane. Ndërtimi i medreseve “Nidhamije” në Lindje, ashtu siç ndikoi në përhapjen sistematike të shkencës dhe mendimit në botën Islame, po ashtu bëri të mundur që në Perëndim të pezullonte botëkuptimin e diturisë dhe shkencës së kufizuar që ndodhej nën kontrollin e manastireve lokale. Madje si nga aspekti i strukturës arkitektonike ashtu edhe për vite të tëra metodologjia dhe sistemi i medreseve në fjalë u bë model në formimin e universiteteve që filluan të ndërtoheshin nga shekulli X si ai i Bolognia-s, i Padua-s, i Sorbonne-it, i Montpellier-it, i Oxford-it, i Köln-it, etj.

Shkenca Islame, që nga shekulli IX ka treguar një zhvillim të shpejtë si në shkencat pozitive; matematikë, astronomi, fizikë, mekanikë, mjekësi, kimi dhe farmaci, ashtu edhe në shkencat sociale dhe në fushën e filozofisë. Veçanërisht në metodën shkencore ata kanë hedhur hapa gjigandë. Pasuria e shkencës Islame e formuar nga shkencëtarët dhe mendimtarët myslimanë duke i zgjeruar dhe zhvilluar me më metodë mendimet e filozofëve antikë, duke plotësuar hapësirat dhe duke korrigjuar gabimet e tyre, ashtu sikur bëri të mundur të diskutohet dhe të shkatërrohet Skolastika Mesjetare, në të njëjtën mënyrë deri në një farë pike ka përgatitur bazat e formimit dhe të zhvillimit të Renesancës dhe të shkencës së Epokës së Re.

Kontributi i dijetarëve myslimanë në fushën e shkencës u shfaq pas analizave dhe hulumtimeve serioze që i bënë diturive të mëparshme. Matematika e përdorur në kulturën indiane, iu ofrua njerëzimit pasi u studiua dhe iu dha një sistem nga matematikanët myslimanë. Si rrjedhojë e kësaj pune, tashmë matematika gëzon një gjuhë universale.

Nuk mund të mohohet pjesa e rëndësishme e kontributit të dijetarëve myslimanë shekuj më parë në formimin e sistematikës së metodës empirike e cila startoi nga shekulli XVII. Madje në shekullin XIV Roger Bacon-i në veprat e tij ka nënvizuar rëndësinë e mendimeve të Ibni Sinasë dhe Ibni Hajthemit lidhur me kontributin e tyre në këtë fushë.

Mirëpo ndërkohë që në Perëndim në shekujt XVI dhe XVII vijonin zhvillime në fushën e shkencës dhe teknologjisë, në botën Islame fillimisht u paraqit vendqëndrimi dhe më pas prapambetja nga aspekti i shkencës.

Copyright © 2025 - Shoqata V.H.K Istanbul | Ndalohet përdorimi dhe riprodhimi i përmbajtjes së kësaj faqeje pa leje dhe autorizim