Përgatitja e disa ushqimeve themelore - Mirësia Islame

Përgatitja e disa ushqimeve themelore

Në  kohën kur foshnjat arrijnë në muajin e 4-6 nënat fillojnë të bëjnë këto pyetje: – Cilat janë produktet me të cilat duhet ta filloj ushqimin e fëmijës tim? – Sa herë në ditë duhet ta ushqej? – Si duhet…


Publikuar:

Në  kohën kur foshnjat arrijnë në muajin e 4-6 nënat fillojnë të bëjnë këto pyetje:

– Cilat janë produktet me të cilat duhet ta filloj ushqimin e fëmijës tim?

– Sa herë në ditë duhet ta ushqej?

– Si duhet ta përgatis ushqimin e fëmijës tim dhe sa duhet t’i jap?

– Çfarë duhet të bëj, në qoftë se ushqimi i shkakton alergji fëmijës etj.

Një pjese të këtyre pyetjeve jam përpjekur t’u jap përgjigje në shkrimet e mia, kurse në këtë material do të flas për përgatitjen e disa ushqimeve themelore.

Lëng dhe pure frutash 

Fruta si molla, pjeshka dhe dardha lahen dhe u hiqet lëkura. Grihen në grirëse xhami, pastaj kullohen në një shami të hollë. Në fillim jepet nga 1 ose 2 lugë ëmbëlsire nga lëngu i frutave dhe me kalimin e kohës kjo sasi rritet.

Për të bërë pure frutash nuk e kullojmë lëngun e frutave të grira. Banania mund të jepet pasi është shtypur me pirun. Në kohët e para i jepet 1/3 e bananeve të mëdha. Fëmijës mund t’i jepet edh përzierje: mollë- dardhë ose dardhë- banane. Këto përzierje janë të këndshme dhe fëmija juaj do t’i pëlqejë ato. Brenda lëngut të frutave dhe puresë nuk duhet hedhur sheqer.

Supë dhe pure me perime.

Përbërësit: një karotë e vogël, një patate, dy gota ujë.

Në fillim karota dhe patatja lahen. Pasi u pastrojmë lëkurën karotës dhe patates, i ndajmë ato në pjesë të vogla dhe i vendosim në një tenxhere të cilës i hedhim dy gota ujë; presim sa të zbuten. I kalojmë nga një sitë metalike. Si fillim, fëmijës i jepet një ose dy lugë pastaj dalëngadalë rritet sasia.

Fëmija, që në javën e parë ushqehet me supë perimesh, javën e dytë mund të ushqehet edhe me pure perimesh. 

Supa me perime fillon me patate dhe me karota. Në javët në vazhdim mund t’i shtoni spinaq, majdanoz, lakra, rrepë dhe pak oriz, makarona ose gjëra të ngjashme.

Në fundin e një muaji supës mund t’i shtoni  dhe një lugë të vogël vaj ulliri dhe një lugë gjelle mish të grirë viçi. Me anë të mishit të grirë ju e pasuroni atë me proteina dhe me kalori. Mishi i grirë mund të jepet edhe në formë qofteje.

Muhalebi

Përbërësit: një gotë qumësht, tri lugë të vogla miell orizi, tri lugë të vogla sheqer ose muhalebi e përgatitur në një gotë uji dhe gjashtë masa pluhur.

Para moshës një-vjeçare nuk është e mirë që të përdoret qumësht lope. Le të përshkruajmë përgatitjen e muhalebisë:

Përzieni një gotë qumësht dhe miellin e orizit dhe vendosini në zjarr derisa të bëhet një masë kremi. Pak para se ta largoni nga zjarri shtoni sheqerin. Muhalebia mund të bëhet edhe nga ushqim pluhur i gatshëm. Ngrohni  muhalebinë e bërë nga një gotë ujë dhe  hidhni brenda 6 masa pluhur. Jepet nga mosha 5-6 muajshe.

Kosi

Përbërësit: 100 ml ushqim i gatshëm, një lugë çaji kos.

Për fëmijët më të mëdhenj se një vjeç: 200 ml qumësht, një lugë ëmbëlsire kos.

Për fëmijët deri në një vjeç ushqimi duhet përgatitet për një ditë. 100 ml qumështi të gatshëm i shtojmë 1 lugë çaji kos dhe e lëmë që të vijë për 3-4 orë. E lini në frigorifer për 2-3 orë.

Kur fëmija kalon moshën një-vjeçare përgatitet me qumësht lope. Vloni 200 ml qumësht. Prisni që të arrijë një nxehtësi që e duron dora juaj. Shtoni një lugë ëmbëlsire kos. 

Foshnjat që ushqehen në mënyrë natyrale mund të konsumojnë kos që nga mosha 5 ose 6 muajshe.  Kosi është më i dobishëm në qoftë se e lini të presë një ditë dhe pastaj e konsumoni. 

Pureja e frutave dhe përzierjet e kosit do të jenë një vakt shumë i këndshëm për foshnjën tuaj. Mënyra më e lehtë për ta përgatitur një ushqim të tillë është të shtypni bananen dhe ta përzieni me kos. Fëmijës suaj do t’i pëlqejë shumë kjo shije.

Dr. Betyl Nefise Inal

Copyright © 2025 - Shoqata V.H.K Istanbul | Ndalohet përdorimi dhe riprodhimi i përmbajtjes së kësaj faqeje pa leje dhe autorizim