Cliësitë Profetike, drejtësia e tij e jashtëzakonshme
Ai nuk ishte jurist. As nuk kishte ndonjë eksperiencë në praktikimin e drejtësisë dhe ligjeve. Mirëpo Hutbja e tij e Lamtumirës u kthye në një “Deklaratë të të Drejtave të Njeriut”. Ajo u kthye në një kushtetutë të pandryshueshme. Sapo…
Publikuar:

Ai nuk ishte jurist. As nuk kishte ndonjë eksperiencë në praktikimin e drejtësisë dhe ligjeve. Mirëpo Hutbja e tij e Lamtumirës u kthye në një “Deklaratë të të Drejtave të Njeriut”. Ajo u kthye në një kushtetutë të pandryshueshme.
Sapo ndërtoi Shtetin e parë Islam në Medine, i Dërguari i Allahut themeloi edhe kushtetutën e parë. Shkollat e drejtësisë, të cilat u krijuan nga nxënësit e tij në një kohë të shkurtër, tejkaluan majat në të cilat mendja njerëzore nuk do mund t’i arrinte në qindra vjet.
Juristët e famshëm Soloni dhe Hammurabi, nuk mund të konsideroheshin as çirakë përballë gjenialitetit të Ebu Hanifes… Aristoteli ka hedhur bazat e disa rregullave dhe ligjeve mbi filozofinë e etikës.
Mirëpo ngaqë filozofia e tij ishte larg shpalljes hyjnore, populli nuk arriti lumturinë e kërkuar me këtë filozofi; sepse idetë dhe veprimet e filozofëve nuk ishin pjekur nën udhëzimin e shpalljes hyjnore. Prandaj dhe sistemet që ata kanë sjellë nuk kanë depërtuar përtej sallave të konferencave apo rreshtave të librave.
Kurse i Dërguari i Allahut mori udhëzime nga shpallja hyjnore. Për këtë arsye sistemi që ai solli është i përsosur për njerëzimin. Ai shënoi kulmin në çdo fushë, arritjet e tij ishin të jashtëzakonshme. Sepse edukatori i tij ishte vetë Allahu.

