Rrezja e parë që bie në zemër - Mirësia Islame

Rrezja e parë që bie në zemër

E çfarë është e qeshura?! Buzëqeshja e fytyrës, zëri naiv i stolisur me shikime të hareshme. E çfarë është buzëqeshja, në rrjedhën e jetës, në bisedën me njerëzit e dashur, kur ditët kalojnë nën ritmin e punëve…  Normaliteti i buzëqeshjes…


Publikuar:

E çfarë është e qeshura?! Buzëqeshja e fytyrës, zëri naiv i stolisur me shikime të hareshme. E çfarë është buzëqeshja, në rrjedhën e jetës, në bisedën me njerëzit e dashur, kur ditët kalojnë nën ritmin e punëve… 

Normaliteti i buzëqeshjes së fytyrës në pranverë të bën të përmallohesh për të në ditët e ftohta të dimrit, stinës së trishtimit… Në derën e zemrës trokasin me radhë të gjitha gjërat që e ftohin brendësinë e njeriut… Në mendje vijnë pyetje të reja… Çfarë është në të vërtetë buzëqeshja? Edhe veprimet e tilla të zakonshme në stinë të vështira bëhen të paçmueshme. Ashtu siç fytyra pret në mallin e buzëqeshjes,vështron me mall rrugën…

Ishte e vështirë të thuash: “Të kërkosh diçka që nuk i përket stinës, është e dëmshme; çdo gjë është e bukur në kohën e saj!..” Nuk është e drejtë ta kërkosh buzëqeshjen në gjethet e thata të stinës së trishtimit, të kërkosh me këmbëngulje katër stinë me diell. Jetën duhet ta jetojmë ashtu siç duhet, duke qenë të kënaqur me rregullin që ka vënë Krijuesi…

Ja, duhet të fillojmë me dashurinë ndaj stinëve. “Shqetësimi” që e viziton shpirtin është lajmëtari i asaj stine. Mos pandehni se zemra është e thatë, në të janë mbjellë halle… Lotët që rrjedhin nga sytë, bëhen shi dhe e bëjnë të bereqetshëm çdo vend… Nëse robi do ta përjetonte të qarën dhe buzëqeshjen në stinën e duhur, lumturia papritur do të lindte e do të bëhej filiz.

Stina e trishtimit në fakt është periudha e ugarit të zemrës… Toka forcohet aq shumë!.. Sepse është lagur me lotët më të begatshëm… Janë gati të mbijnë farat e lumturisë përbrenda, të cilat janë mbjellë që nga ekzistenca. Zemra lakmitare aq ziliqare, që lakmonte bukurinë e tokave të tjera, tashmë ka filluar të edukohet.

Kjo erë e cila u bë shkak që të qëndrojë vetëm për vetëm me Krijuesin, e çon njeriun në botë të tjera… Nuk ngelën as gjendjet e zakonshme të paçmuara, as pyetjet… Njeriu u ndërgjegjësua; kjo stinë është kalimtare, prandaj duhet ta jetojë atë të mbushur plot. Përkujtimi  herë pas here se lidhja që ka me Zotin, është adresa e vetme e derës më të sigurt, është fryti i vetëm i kësaj toke në stinën e trishtimit.

Pasi u jepet formë halleve e derteve, vjen koha të përshëndetet me stinën e trishtimit. Toka e forcuar tashmë është gati të rrisë të gjitha frutet e jetës. Mbi të përhapet aroma e forcës së besimit… Të gjitha stinët janë përgatitje për frytin e Xhenetit… Shportat mbushen plot e përplot me lumturi e kënaqësi. Sigurisht që stina e trishtimit vjen sërish, deri në frymën e fundit herë pas here shfaqet vlera e rrjedhjes së thjeshtësisë dhe jetës normale. 

Përsëri, me lindjen e diellit vazhdon rruga nën falënderimin e një zemre të fortë. Mendimi se çdo stinë ka bukurinë e saj dhe se secila ka aromën e saj të veçantë, e bën jetën më të sigurt…

Pyetja e parë që të vjen në mendje: “Ç’është buzëqeshja?” Fytyra që mërdhin në vetmi, ndërkohë që të ngrohet nga lotët, formon përgjigjen. Përgjigja sigurisht që jepet më bukur mes lutjeve, pastrimit dhe në ngrohtësinë e mbështetjes te Allahu.

“Buzëqeshja është rrezatimi i parë që bie në zemër pas stinës së trishtimit.”

Fatma Allada

Copyright © 2025 - Shoqata V.H.K Istanbul | Ndalohet përdorimi dhe riprodhimi i përmbajtjes së kësaj faqeje pa leje dhe autorizim