Virtyte që e lartësojnë njeriun
Allahu i Lartë e ka krijuar njeriun si krijesën më të përsosur dhe e ka vendosur si kalif në tokë. Në këtë botë të mbushur me sfida nga më të ndryshmet njeriu endet mes horizonteve të veprave të mira dhe…
Publikuar:

Allahu i Lartë e ka krijuar njeriun si krijesën më të përsosur dhe e ka vendosur si kalif në tokë. Në këtë botë të mbushur me sfida nga më të ndryshmet njeriu endet mes horizonteve të veprave të mira dhe humbjeve në rrugë të gabuar. Disa nga virtytet mund ta çojnë njeriun deri në gradën e engjëjve, dy nga këto virtyte janë nderi dhe turpi.
“Nderi është kontrollimi i dëshirës për të ngrënë dhe pirë dhe atyre epshore, si dhe shtypja e dëshirave të gabuara për të jetuar një jetë sipas rregullave të fesë sonë. Ruajtja e nderit më shumë bëhet e mundur nga ndjenja e turpit.”
Pejgamberi ynë i nderuar ka thënë:
“Turpi vjen nga besimi dhe ai që ka turp do të jetë në Xhenet. Mospasja e turpit vjen nga ngurtësia e zemrës; njeriu me zemër të ngurtë e ka vendin në Xhehenem.” (Buhari, Iman, 16.)
“Turpi dhe besimi janë bashkë, kur ikën njëri ikën dhe tjetri.” (Shuab, VI, 140.)
Në Kuran flitet për shembullin e turpit të Hazreti Jusufit alejhi selam dhe të nënës sonë Hazreti Merjem.
Sikur të bëhet pyetja se cila është ajo veçori që e dallon njeriun nga gjallesat e tjera; sigurisht që përgjigja do të ishte: turpi dhe nderi. Mes të gjitha gjallesave vetëm njeriu i gëzon këto virtyte. E kemi dëgjuar shpesh në jetën e përditshme sesi njerëzit që nuk kanë turp apo nder krahasohen me kafshët…
Në kohën kur Hazreti Ademi alejhi selam dhe nëna jonë Hazreti Hava jetonin në Xhenet, Shejtani iu afrua dhe përdori dëshirat e tyre për përjetësinë, duke i mashtruar dhe i bëri të hanin mollën e ndaluar. Nga ky gabim i bërë atyre u dolën në dukje vendet e turpshme dhe nga turpi ndaj njëri-tjetrit dhe Allahut (xh.sh.), u munduan të mbuloheshin me gjethe. (Shiko: El- Araf- 20-22.) Allahu (xh.sh.), i tha Hazreti Ademit (a.s.):
“Pse nuk e pranove ti fatin tënd të cilin e kam caktuar Unë? ”
Hazreti Ademi iu përgjigj:
“O Zoti im, si mund të vija tek Ti duke qenë se unë jam fajtor.”
Pas këtyre fjalëve Allahu (xh.sh.), i tha: “Pikërisht për shkak të këtij turpi që ke Unë ta fal gabimin.” Pas kësaj, Hazreti Ademi i kërkoi falje me përgjërim. (shiko: El- Araf, 23.)
Iblisi u tregua i paedukatë kur nuk zbatoi urdhrin e Allahut për t’i bërë sexhde Hazreti Ademit dhe u mallkua për të gjithë jetën. (Shiko: El-Araf, 16-17; El- Hixhr 34, 35, 39.)
Edukata e lartëson njeriun, kurse arroganca dhe krenaria e zbret atë në nivelin më të ulët.
I Dërguari i Allahut ka thënë: “Kur nuk ke turp bën çdo gjë.” (Buhari, Enbija, 54.)
Resulullahu ishte më i turpshëm se një vajzë e re e mbuluar e gjitha me shami dhe ai arriti që të edukonte më së miri sahabët, në një kohë kur injoranca e njerëzve ishte shumë e madhe. Ata njerëz të mëdhenj kishin turp edhe të ngrinin kokën për ta shikuar në fytyrë të Dërguarin e Allahut.
Koha jonë
Sigurisht që ne jetojmë në kohën e teknologjisë… Falë teknologjisë njerëzit janë afruar shumë me njëri- tjetrin. Të rinjtë tashmë harxhojnë orë të tëra në rrjetet sociale, flasin në kamera me njeri- tjetrin, vendosin në internet fotografitë e tyre pa u merakosur se kush i shikon. Edhe fëmijët e familjeve të kujdesshme mund të futen në faqe të ndryshme dhe të shikojnë filma të papërshtatshëm.
Vajzat gjimnaziste të ditëve të sotme ecin si djemtë, pinë duhan dhe flasin fjalë të papërshtatshme pa u skuqur aspak. Flirtet mes vajzave dhe djemve rriten gjithmonë e më shumë. Kufijtë mes burrave dhe grave shkelen plotësisht. Edhe fëmijët që shkojnë në fillore flasin shumë kollaj për tema të rriturish. Propaganda me përmbajtje të papërshtatshme dhe hormonet që merren me anë të produkteve që konsumojmë e ka ulur shumë moshën e pubertetit dhe numri i fëmijëve që shkojnë në klinika për t’u konsultuar për këto probleme është duke u rritur.
Çfarë u ndodhi të rinjve tanë?
Gjyshe të cilat kishin turp të dëgjonin zërin e një djali pas dere dhe tani mbesa që nuk e kanë problem të nxjerrin në internet video nga më të ndryshmet; gjysha qe ecnin me kokë ulur në rrugë dhe nipa që i hedhin shikime agresive dhe provokuese çdo vajze që kalon në rrugë. Profesori amerikan Rowland Miller, i cili po bën studime që prej 30 vitesh në lidhje me ndjenjën e turpit, ka arritur në konkluzionin që shkaku që i çon të rinjtë të humbasin ndjenjën e turpit është teknologjia.
Të rinjtë, të cilët në rrjetet sociale mund të shprehin të gjitha mendimet e tyre krejt lehtësisht me kalimin e kohëve po bëhen gjithmonë e më shumë të pandjeshëm. Ata veprojnë me mendimin që askush nuk i shikon dhe nuk i dëgjon; duke harruar engjëjt që ndodhen në dy supet tona. Në këtë mënyrë, morali dhe edukata po humbasin dalëngadalë.
Për fat të keq, në ditët e sotme nuk ka këshilla nga njerëzit e tjerë… Më përpara ne kishim fqinjë që na paralajmëronin kur shikonin fëmijët tanë duke bërë një veprim të gabuar. Tashmë fqinjëve nuk u bie në mend për paralajmërime dhe as fëmijët nuk shqetësohen nga këshillat e askujt… Në ditët e sotme, prindërit modernë kanë nxjerrë një moto të re: “Zgjidhjen e vet le ta bëjë vetë ai.”
Të rinjtë, që janë e ardhmja jonë, kanë ardhur në një gjendje që mund ta përngjasojmë me bomba të rrezikshme. Ata janë në kërkim të gjetjes së mënyrave për t’u dukur sa më shumë… Edukata është bërë diçka për të cilën njerëzit kanë turp. Me logjikën që gjarpri që nuk më prek mua le të rrojë një mijë vjet, njerëzit nuk i thonë askujt asgjë. Në fakt, zemra do që t’u thotë diçka këtyre të rinjve që ecin me mendimin se në botë nuk ekziston askush tjetër përveç tyre, por ata tashmë dinë çdo gjë (!)… Kemi harruar se ndërgjegjja e myslimanit kërkon që ne të jemi sa më modestë. Ne kemi për detyrë të paralajmërojmë dhe të këshillojmë njerëzit që na rrethojnë. Ne duhet të jemi një bashkësi që i ngjan dy duarve që lajnë njëra- tjetrën.
Truri i njeriut
Të vjetrit tanë ka thënë: “Kur të plas damari i turpit, humbet çdo gjë.” Çfarë po i ndodh trurit të njeriut në këtë kohë moderne? Në vitet e fundit janë bërë shumë studime në lidhje me trurin e njeriut dhe me ndjenjat njerëzore. Një nga këto studime është bërë në lidhje me ndikimin e televizionit tek ndjenjat e fëmijëve dhe veprimet e tyre. Fëmija i regjistron në tru të gjitha gjërat që shikon në televizion deri në detajet më të vogla dhe i bën edhe vetë. Kur e di që ka rrezik ndëshkimi ai nuk vepron haptazi, por duket që po e shikon programin në mënyrë shumë të kujdesshme. Zakonisht nënat të cilat kanë punë më të rëndësishme (!) si pirja e kafes dhe bërja e muhabetit me komshinjtë e lagjes i harrojnë fëmijët e tyre para televizionit. Nënat nuk mendojnë fare për helmet që rrjedhin nga ekrani për tek ato zemra të pastra. Ato nuk e dinë që truri i njeriut e regjistron çdo gjë që shikon, pa kaluar asnjë nga ato. Njeriu ndoshta për disa momente e harron këtë gjë, por vjen dita kur ai veprim del në dritë të diellit. Mund të themi që çdo sinjal ose krijon diçka në tru, ose shkatërron diçka.
Në një studim të bërë në Japoni: në një pjesë të një filmi vizatimor u vendos një tufë rrezesh e veçantë që ndikonte në tru dhe u shikua në qoftë se do të kishte shfaqje epilepsie apo jo. 700 fëmijët që e shikuan këtë film vizatimor shkuan në spital për shkak të goditjeve epileptike.
Lobi frontal dhe namazi
Në trurin tonë ndodhet një pjesë e cila është përgjegjëse për ndjenjat tona (zemërimin, urrejtjen, dashurinë, mëshirën, turpin…). Kjo pjesë quhet lobi frontal dhe përkon me ballin e njeriut. Në një studim të bërë tek njerëzit që falin namaz rregullisht është vërejtur se sexhdja i bën një banjë gjaku lobit frontal, duke i dërguar më shumë gjak vihet re se njerëzit që falin namaz kanë më shumë mëshirë, dashuri dhe turp. Tek njerëzit agresivë dhe depresivë shikohet një ulje e aktivitetit të kësaj zone të trurit. Allahu ka thënë: “Bëj sexhde dhe afrohu.” (Ahlak, 19)… Sexhdja është miraxhi (ngritja) i besimtarit, është vendi në të cilin jemi më afër Allahut; është vendi më i lartësuar!
Pamjet që shfaqen rëndom në ekranet e televizioneve tona i largojnë të rinjtë nga ndjenja e turpit. Flirti mes njerëzve me gjini të ndryshme tashmë është bërë diçka më se normale. Veshjet moderne quhen si shfaqje e një intelekti të lartë. Vajzat tona gjimnaziste me veshjet e tyre të kujtojnë modelet dhe aktoret e telenovelave të cilave kërkojnë t’u ngjajnë…
Të jesh bashkë me besnikët
Në trurin tonë ndodhet një neuron i quajtur: neuroni i pasqyrës, i cili bën që njeriu t’u ngjasojë njerëzve me të cilët shoqërohet, prandaj Allahu na ka porositur: “qëndroni me besnikët.” (Teube, 119)
Një mënyrë e mirë për të qëndruar me besnikët është që të ndjekim shembullin e njeriut më të përsosur… Më i miri i të mirëve ka thënë:
“Nuk ka asnjë dyshim se kur Allahu dëshiron që ta çojë drejt humbjes një njeri i merr atij turpin. Në momentin kur i merr turpin, ai njeri shkatërrohet. Atij nuk i beson më askush dhe ai nuk mbetet asgjë veçse një hajdut. Duke qenë hajdut atij i zhduket mëshira. Kur i largohet mëshira, ai mallkohet. Kur mallkohet, ai largohet nga feja islame.” (Ibn Maxhe, Fiten, 26.)
Turpi dhe modestia janë nga virtytet më të larta të njeriut. Tek gratë ato marrin vlerë edhe më të lartë, bëhen si një kurorë që i zbukuron. Një shoqëri e zbukuruar nga këto cilësi të bukura lartësohet drejt qiejve dhe bëhet një shoqëri mëshire.

