Institucionet shkencore dhe sistemi i institucioneve arsimore në Islam
a. Institucionet e ciklit fillor arsimor Cikli fillor i arsimit në Islam ka nisur që nga koha e Profetit tonë të dashur, Muhamedit (a.s.). Fillon pikërisht me robërit e zënë në Betejën e Bedrit, duke u kërkuar atyre që t’u…
Publikuar:

a. Institucionet e ciklit fillor arsimor
Cikli fillor i arsimit në Islam ka nisur që nga koha e Profetit tonë të dashur, Muhamedit (a.s.). Fillon pikërisht me robërit e zënë në Betejën e Bedrit, duke u kërkuar atyre që t’u mësojnë myslimanëve të shkruajnë e të lexojnë, në këmbim të lirisë së tyre. Një edukim i tillë fillon që në kohët e para të Islamit në xhami. Më pas, iu shtohen këtyre edhe mektebet (shkollat) e lagjeve që quheshin Mektep/ Mejtep.Programet mësimore në ciklin e ulët ishin mjaft të thjeshta.
Mësohej leximi, shkrimi, përbërja e fjalisë dhe njohuritë themelore fetare. U mësohej të lexonin dhe të memorizonin Kuranin, si dhe hadithe që bënin fjalë për jetën e përditshme. Krahas këtyre, u mësohej edhe katër veprimet themelore aritmetike. Gjithashtu, në këto programe bënin pjesë edhe urtësitë etiko-morale Islame.
b. Arsimi akademik dhe institucionet shkencore
Populli mysliman që zhvillohej me një shpejtësi të madhe, si një parim fetar, pa bërë dallim mes veprave të kësaj bote dhe botës tjetër, për t’iu përgjigjur kërkesave në planin praktik dhe intelektual të popullit, të cilat gjithnjë shtoheshin, vlerëson si të domosdoshëm arsimin e lartë në çdo fushë, kështu, që në vitet e para hap institucione akademike. Kështu, populli Islam mundi ta vazhdojë paralelisht zhvillimin politik dhe shkencor.
b.1. Spitalet dhe Fakultetet e Mjekësisë:
Kronologjikisht, në historinë Islame, institucionet e para arsimore akademike të ndërtuara janë spitalet dhe Medresetë (fakultetet) e Mjekësisë. Dy nga shkaqet se përse u krijuan të parat këto institucione akademike, janë: E para, ngaqë kur klasifikon dituritë Profeti përmend diturinë e trupit, mjekësinë; e dyta, natyralisht, njeriu mbi të gjitha kërkon të mbrojë ekzistencën e tij. Spitali i parë dhe lidhur me të Medreseja është krijuar në
Sham, në vitin 707, nga Velid Ibn Abdulmelik, njëri prej Kalifëve emevit. Fatkeqësisht, nuk gjendet informacion i mjaftueshëm për të njohur arsimin në këtë vend. Më pas, në kohën e Abbasive, vërejmë shumëfishimin e arsimit dhe institucioneve mjekësore. Në këto institucione jepej mësim si praktik ashtu edhe teorik. Kemi informacion se ashtu sikur sot, pa iu dhënë diploma studentëve i kërkohej teza, sikurse tezat e diplomimit apo të doktoraturës. Këto institucione, zakonisht ndërtoheshin si vakëf prej shtetit, prej
Bashkisë së zonës, nga dikastere të tjera shtetërore, ose nga individë të pasur. Më pas do shohim nga fundi i shekullit IX, në qytetin Rej, një qendër dhe klinikë mjekësore të drejtuar nga Zekerijja er-Razi. Gjithashtu, më pas, në shekullin XII fillojnë edhe spitalet më të mëdha siç është
Spitali Nuri, në Sham, si dhe spitali i cili vazhdon ekzistencën e tij edhe sot e kësaj dite, Spitali Mansuri, në Kairo. Si dhe në vitet më pas, një varg spitalesh ndërtohen në zona të ndryshme Anadollut. nga e drejta Islame tek filozofia, nga matematika tek astronomia, bënte pjesë çdo disiplinë. Ky institucion shkencor kishte një pikë vëshgimi të hapësirës si dhe një bibliotekë madhështore. Kjo qendër kërkimore ka patur një ndikim të madh për të zhvilluar shkencën në botën Islame. Shembulli i dytë i këtyre qendrave shkencore dhe Medreseve ishte Dar’ul-Ilm (Vatra e Shkencës), e ndërtuar nga Kalifi fatimit El-Hakimi, në Kairo, në vitin 1005. Edhe aty bënin pjesë në programet mësimore shumë degë shkencore.
Ato më kryesoret ishin fizika dhe matematika. Gjithashtu kishte edhe një bibliotekë, sasia e librave të së cilës shkonte me miliona.
Më e madhja e këtyre Medreseve është Medreseja Nidhamije e ndërtuar në Bagdad, nga Nidhamulmulku, në vitin 1067. Më pas, i njëjti titullar ndërton edhe Nishabur dhe disa vende të tjera Medrese të tilla. Edhe dekanët e tyra, aq sa vetë Medresetë ishin të veçantë, i pari ishte dijetari i famshëm i të drejtës Islame Ebu Is’hak Shiraziu dhe më pas dijetari i njohur Eby Hamid El-Gazzali. Më pas vijnë me radhë Medreseja e ndërtuar nga komandanti i famshëm Salahuddin Ejjubi, në vitin 1189, në Kuds. Në të njëjtën periudëh Muvahhidët ndërtojnë disa Medrese në Afrikën Veriore. Si dhe në shumë zona të Anadollit, gjatë kohës së sundimit të Selçukëve; Medreseja Sirçali, Medreseja Karataj, Medreseja Inxhe Minareli, Daru’l-Ilmi në Tokat, Medreseja e Iznikut, si dhe Medrese të ndryshme në Granada, në Fas Medreseja e Attarit. Të gjitha këto Medrese, të cilat krahas programacionit që përbënin një pasuri të jashtëzakonshme, ato ishin të veçanta edhe për nga stili arkitektonik që kishin.
b.3. Akademitë private dhe bibliotekat: Që në kohët e para të Islamit, shumë pushtetarë dhe myslimanë të pasur kanë hapur akademi private dhe biblioteka. Për shembull, biblioteka “Hazinetu’l-Hikme” e Ali bin Jahja (v. 888) mund të përmendet si një model mjaft interesant për kohën, e cila ishte bibliotekë enkas për mësimdhënës dhe kryesisht me vepra për astronominë, pasi vetë pronari i saj ishte njeri që merrej me astronomi.
Në shekullin X, çdo dhomë e sarajit të Kalifit abasit Mu’tadhid ishte një bibliotekë e secilës degë shkencore, në të cilën qëndronte nga një profesor me rrogë që mësontetë interesuarit. Një tjetër bibliotekë e rëndësishme ishte biblioteka Daru’l-Ilm e hapur në Musul. Aty njerëzit edukoheshin dhe u jepej materiale të kancelarisë falas. Hazinetu’l-Kutub në Shiraz dhe Bejtu’l-Kutub që ndodhej në Rej ishin dy nga bibliotekat e rëndësishme. Historiografi Jakut Hameviu (v. 1229) tregon se biblioteka Bejtu’l-Kutub kishte aq shumë libra, saqë mund të barteshin më shumë se 400 deve.
b.4. Qendrat e observimit: Në historinë e shkencës, zanafilla qendrave të observimit është me Islamin. Qendrat e observimit nuk ishin vetëm vende ku bëheshin vëzhgime, por njëkohësisht ishin ambjente ku edhe bëhej leksioni teorik dhe praktik i astronomisë. Qendrat e observimit historikisht janë institucione akademike të para, pas spitaleve dhe Medreseve të përgjithshme.
Qendra e parë e observimit Semmasije daton në vitin 828, e ndërtuar në Bagdad nga Kalifi abasit Me’muni. Astronomistët e parë të kësaj qendre ishin Fadhl Ibn Nevbaht dhe matematicienti i shquar Havarizmi. Më pas janë ndërtuar shumë qendra observimit dhe shumica e tyre kanë marrë emrin e astronomistëve që punonin aty.
Për shembull, qendra e observimit e Battanit e ndërtuar në Rakka, si dhe ajo e Abdurrahman Sufi në Shiraz, të cilat u ndërtuan në shekullin IX. Një nga qendrat e observimit më të rëndësishme të shekullit X, e ndërtuar nga Ala ed-Devle kushtuar Ibn Sinasë është qendra e krijuar në qytetin Hamedan në vitin 1023. Një tjetër qendër observimit e këtij shekulli ishte qendra e ndërtuar në kohën e Selçukëve nga Melikshahu. Shumë shkencëtarë si Omer Hajjami kanë dhënë leksionet tyre pikërisht aty.
Qendra e observimit Zerkali ishte një prej qendrave të shekullit XI, e ndërtuar nga emevitë e Andalozisë. Kjo qendër observimit e cila ndryshe njihej prej europianëve si Arzachel, ndikoi mjaft në botën latine dhe u bë shkak për të lindur qendrat e observimit dhe astronomia në Europë. Xhabir bin Eflah dhe Ibn Baxhxhe ishin astronomistët e shquar të kohës. Kështu vazhduan traditën e ndërtimit të qendrave të observimit, njëra më cilësore se tjetra, për shekuj me radhë. Ndër më të rëndësishmet ishin edhe: Qendra e observimit Meraga, qendra e observimit Ulug Bej-it, qendra e observimit e Stambollit dhe shumë e shumë qendra të tjera të cilat ndërtuan themelet e qendrave të observimit të kohëve të sotme në mbarë rruzullin tokësor.
c. Zavijet dhe Teqet: Janë qendra sufiste, ku, me përkrahjen e një udhërrëfyesi kërkohet “dituria e gjendjes”. Për të arritur në njohjen intuitive (marifet), në këto vendemësohen metoda pastrimi të mendjes dhe egos. Për arsye se në shumë qoshe të botës Islame teqet dhe zavijet kanë marrë mbi supe edhe ngarkesën e xhamive dhe mektebeve/mejtepeve (sado që hera herës ka patur prej tyre që edhe kanë denigruar), ato duhet të pranohen si institucionet themelore të arsimit Islam.
b.2. Akademitë e përgjithshme dhe Universitetet
(Medresetë): Institucioni i parë që gjer më sot njihet në historinë Islame është Bejtu’l-Hikme (Vatra e Urtisë), e ndërtuar nga Memuni, Kalifi abasit, në Bagdat, në vitin 815. Aty studiohej çdo lloj shkence, fetare apo jo fetare.

